Osmani: Nuk është e ndershme ndaj Ali Ahmetit kjo që po bëhet nga “Grupi i zjarrit”

Maqedonia

Osmani: Nuk është e ndershme ndaj Ali Ahmetit kjo që po bëhet nga “Grupi i zjarrit”

Më: 22 mars 2023 Në ora: 08:54
Bujar Osmani

Bujar Osmani ka folur për situatën brenda BDI-së. Në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21, ai tha se ajo çfarë po bëjnë “Grupi i zjarrit”, nuk është e ndershme ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti pasi siç tha Osmani, derisa ai duhet të merret me çështjen e Kosovës dhe ndryshimeve kushtetuese në vend, vazhdimisht i bëhet presion për “Zjarrin”.

“Derisa merret me çështjen e Kosovës, derisa merret me çështjen e ndryshimeve kushtetuese, ai duhet të merret me hatërmbejtjet personale të njerëzve të cilët nuk ankohen për agjendën strategjike, por për punë minore… Vetëm që në sfond rri ajo punë, është jo e ndershme.

Është jo e ndershme ndaj këtij njeriu që ka bërë aq shumë për këtë popull. Ka bërë aq shumë për këtë shtet… Ai përpjekjet i ka bërë të vazhdueshme për të mbajtur unitetin këtu dhe kjo me Besën dhe Alternativën është projekt i Ali Ahmetit dhe unë dje e shpjegova”.

“Ali Ahmeti misionin e tij e ndanë me kapituj. Kapitullin e barazisë po e rrumbullakon. Para fillimit të këtij kapitulli, nëse ju kujtohet ajo fotografi e Prizrenit kur kap dorën e Imer Imerit dhe Arben Xhaferit dhe krijon Frontin për Marrëveshjen e Ohrit. Tash ka ardhur koha për të hapur kapitullin e cilësisë së jetës. Barazia po mendojmë se po rrumbullakohet. Shihni në çdo aspekt, nga presidenti i shtetit deri te çdo pore e sistemit”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat