Petrovksa: Të pavërteta deklaratat e Kovaçkit për gjoja arrestimin në Kosovë të zyrtarëve të inteligjencës ushtarake

Maqedonia

Petrovksa: Të pavërteta deklaratat e Kovaçkit për gjoja arrestimin në Kosovë të zyrtarëve të inteligjencës ushtarake

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:55
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka demantuar deklaratat e OBRM-PDUKM-së se gjoja në Kosovë janë arrestuar zyrtarë të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë së Veriut.

Petrovska për TV21 tha se deklaratat e deputetit të OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki, janë keqdashëse.

“Krejtësisht e pasaktë, e pavërtetë dhe fatkeqësisht keqdashëse. Njësitë organizative në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më Armatë janë në mbështetje të plotë të pjesëtarëve të Ushtrisë të angazhuar në operacionet ndërkombëtare të paqes.

Nuk është hera e parë që ky deputet, ish-pjesëtarë i Armatës të shfaq të pavërteta dhe gënjeshtra dhe të sulmon ish-kolegët e tij”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska për TV21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat