152 shoferë të gjobitur në Shkup, 99 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

152 shoferë të gjobitur në Shkup, 99 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 gjoba, nga të cilat 99 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë gjoba për vozitje pa patentë shofer, 12 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Tri gjoba janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim në semafor të kuq, 2 masa për kundërvajtje të drejtuesve të motoçikletave”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat