Nikollovski: Kjo përbërja parlamentare nuk ka mandat për ndryshime kushtetuese

Maqedonia

Nikollovski: Kjo përbërja parlamentare nuk ka mandat për ndryshime kushtetuese

Më: 27 mars 2023 Në ora: 19:53
Aleksandar Nikollovski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se qëndrimi i partisë së tij është i qartë dhe se janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Kjo përbërja parlamentare nuk ka mandat për ndryshime kushtetuese dhe askush nga ne, në zgjedhjet e vitit 2020 nuk premtoi se do të ndryshojë Kushtetutën. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshueshëm, jemi kundër ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Nikollovski në emisioni “Për ose kundër” në TV Alfa.

Ai theksoi se Qeveria mund të caktojë zgjedhje parlamentare dhe se në ato zgjedhje do të shihet nëse populli dëshiron ndryshime kushtetuese.

“Në të njëjtën kohë, OBRM-PDUKM-së, ka një plan serioz për ta çuar Maqedoninë në fillim të negociatave dhe negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai plan ka 3 shtylla, ato janë shtylla kombëtare, politike dhe financiare. Politika kombëtare ka të bëjë me ngritjen kombëtare të popullit maqedonas, politikja ka të bëjë me mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe të gjuhës maqedonase, kurse financiare është mbi të gjitha përparimi dhe përfitimi i qytetarëve në atë që ata janë të interesuar, që është standard më të mirë të jetesës”, tha Nikoloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat