Ti përshëndesim mbishkrimet në uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe, kjo si një e arritur e madhe kombëtare

Maqedonia

Ti përshëndesim mbishkrimet në uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe, kjo si një e arritur e madhe kombëtare

Nga: Ejup Berisha Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:30
Ejup Berisha

U bë tepër mirë apo një mrekulli e madhe që pas dy dekadave tanimë u bë zyrtarizimi i gjuhës shqipe në MPB apo u lejua përdorimi i gjuhës shqipe  nëpër uniformat e policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë veprim duhet përshëndetur dhe admiruar tej mase të gjithë ne si komb.

Një falenderim i vacant për këtë qështje shkon te subjektet kryesore politike shqiptare si BDI, ASH, Besa dhe Alternativa, si dhe te Kryeministri i Qeverisë  Dimitar Kovacevski por dhe te subjekti i tij politik LSDM. Edhe pse vonë por një fjalë popullore thotë më mirë është që një gjë të bëhet vonë sesa të mos bëhet fare.

A e dini pse them që është vonë pasiqë në uniformat e policisë së RMV-së së shpejti do të paraqitet nevoja që të perdoren edhe gjuhë të tjera europjane si gjuha gjermane, gjuha ftengjishte, gjuha italiane, dhe gjuha spanjole. A e dini pse e themë këtë gjë sepse shumë të rinjë shqiptar të RMV-së janë shpërngulur nëpër shtetet Europjane si në Gjermani, Francë, Itali dhe në Spanjë. Ky trend fatkeqsishtë do të vazhdojë edhe  më tej dhe të rinjtë shqiptarë fatkeqsishtë do të vazhdojnë të shpërngulen edhe më tej nga vendlindja e tyre në vendet sipërpëpërmendura.

Dhe shikuar nga ky këndvështrim dhe duke i pasur parasyshë afinitetet e pjestarëve të kombit tonë shqiptarë për asimilim të shpejtë së shpejti do të paraqitet nevoja që zyrtarët policorë të shtetit tonë në uniformat e tyre të identifikohen edhe me mbishkrime si Zoll, Policia apo dhe Politika.

Apo dhe të njejtët do të obligohen që ti mësojnë edhe gjuhët si gjermanishten,frengjishten,italishten dhe spanjishten. Pak do të duken të quditshme uniformat e policisë në të gjitha keto gjuhë të shkruara në to por këto do të bëhen domosdoshmëri që policët këtu që këta  të mund të kominikojnë me qytetarët shqiptarë që janë shpërngulur dhe do të shpërngulen nëpër shetet e lartpërmendura të BE-së.  

Sidoqoftë edhe njëherë e pershendes përdorimin e gjuhës shqipe nëpër uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut sepse kjo është një prej obligimeve që del nga Marrveshja e Ohrit dhe për të cilën qështje populli shqiptarë këtu ka bërë shumë mund dhe sakrifica tejet të mëdha. Lavdi dëshmorëve të kombit dhe invalidëve të luftës së vitit 2001 për këtë të arritur kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat