Çantat e shkollës “plumb” të rënda! Shumë fëmijë me deformime të shtyllës kurrizore

Maqedonia

Çantat e shkollës “plumb” të rënda! Shumë fëmijë me deformime të shtyllës kurrizore

Më: 29 mars 2023 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Ismailaki Klenja, shef në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, thotë se çantat e mëdha e të rënda të shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore te fëmijët

 Fëmijët shumë shpesh hasin në probleme shëndetësore që ka të bëjë me deformimin e trupit gjegjësisht të shtyllës kurrizore. Nga dita në ditë rritet edhe numri fëmijëve që vërehen edhe gjatë kontrolleve sistematike mjekësore një numër i konsiderueshëm i nxënësve dalin me deformime të shtyllës kurrizore. Sipas ortopedit shkaku kryesor i këtyre deformimeve vijnë drejtpërdrejtë nga çantat e rënda që janë ngarkesë për trupin e fëmijëve. Ismailaki Klenja, shef në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, thotë se çantat e mëdha e të rënda të shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore dhe krijimin e skoliozave të cilat janë shtuar shumë të fëmijët e shkollave.

“Pesha e madhe e çantave shkollore është një problem që ndikon shumë negativisht tek zhvillimi i fëmijëve”, thotë Klenja dhe shpjegoi rrezikshmërinë që ka pesha e çantës sidomos tek grupmoshat 8-9 vjeç dhe 12-13 vjeç. Kjo pasi kjo është moshë delikate ku muskulatura ende nuk është formuar. “Me mbingarkim peshe këto mosha mund të ndjejnë dhimbje akute në zonën e qafës dhe në zonën e shpinës, por mund të shkojë deri tek postura, e cila kthehet në dhimbje permanente”, thotë Klenja.

Sipas tij pesha e çantës nuk duhet t’i kalojë 10% deri në 12% të peshës trupore. Klenja për gazetën KOHA thotë se nëse kapen në kohë këto shtrembërime të shtyllës kurrizor siç janë skoliozat ato mund të rikuperojnë me fizioterapi duke e ndjekur ne mënyre të vazhdueshme nga gjashte muaj deri dhe dy vjet fëmijën.

“Një skolizoe e patrajtuar në kohë, do të çojë në dhimbje duke prishur cilësinë e jetës. Andaj dhe prindërit ti shohin se cilat libra dh fletor u duhen fëmijëve për çdo ditë se mos i mbajnë çantat të rënda plumb, por vetëm ato që ju duet për atë ditë. Ortopedi dibran Ismailaki Klenja thotë se fëmijët në krahasim me një dekadë apo dy dekada më parë shumë pak lozin apo merren me aktivitete fizike. “Mungesa e aktiviteteve fizike luan një rol të veçantë në formimin e trupit të fëmijëve. Këto aktivitete janë shumë të pakta nga mosha e re, andaj këta probleme janë prezentë në mesin tonë”, shton mjeku.

Ai apelon që fëmijët mos rrinë pranë telefonave por të lozin me bashkëmoshatarët e tyre që të kemi fëmijë të shëndosh e pa deformime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat