Alternativa: Anulimi i seancës “Titanik 2”, dëshmi për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor

Maqedonia

Alternativa: Anulimi i seancës “Titanik 2”, dëshmi për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor

Më: 30 mars 2023 Në ora: 15:03
Alternativa

Partia opozitare Alternativa, ka reaguar në lidhje me lajmin se seanca e rastit “Titanik 2” është shtyrë në mënyrë që kjo lëndë të vjetërohet.

Nga Alternativa thonë se “kjo është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë”.

Nga partia Alternativa thonë po ashtu se: “Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër korrupsionit politik”.

Duke mos dëshiruar që ky vendim të jetë pjesë e pazareve për krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese, Alternativa shton gjithashtu “se nëse korrupsioni politik është mjet për agjendën eurointegruese, kjo flet se ka perënduar ëndrra europiane e këtij vendi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat