Radev: Bullgaria mund të zhvillohet si faktor kryesor në komunikimet satelitore në rajon

Maqedonia

Radev: Bullgaria mund të zhvillohet si faktor kryesor në komunikimet satelitore në rajon

Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:15
Rumen Radev

“Bullgaria mund të zhvillohet si një faktor udhëheqës në fushën e komunikimeve satelitore në rajonin tone”, tha të enjten presidenti bullgar, Rumen Radev kur vizitoi Qendrën e Menaxhimit Satelitor BulgariaSat-1, bëhet e ditur në komunikatën për shtyp te sekretariatit të Radev.

Ai u njoh me aftësitë e telekomunikacionit të Qendrës dhe diskutoi me drejtuesit e kompanisë mundësitë që Bullgaria të luajë një rol udhëheqës në fushën e komunikimeve satelitore në rajon dhe në nismat hapësinore të Bashkimit Evropian.

Në takim morën pjesë zëvendëskryeministri për rend dhe siguri publike dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, ministri i Mbrojtjes, Dimitar Stojanov, ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Aleksandër Pulev dhe ministri i e-Qeverisjes, Georgi Todorov.

Bullgaria është një nga vendet e pakta evropiane me satelitin e vet të telekomunikacionit gjeostacionar dhe i vetmi në Evropën Qendrore dhe Lindore. BulgariaSat-1 mbulon Evropën, Afrikën e Veriut dhe një pjesë të Lindjes së Mesme, me mbulim mbizotërues të Gadishullit Ballkanik, Mesdheut dhe rajonit të Detit të Zi. E gjithë kjo i jep vendit mundësi të mëdha, por deri më tani nuk janë shfrytëzuar, ishte qëndrimi i përbashkët, për të cilin u ra dakord gjatë takimit.

Duhet një qasje e përbashkët e shtetit për të bashkuar përpjekjet dhe për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë e satelitit gjeostacionar bullgar”, tha presidenti bullgar.

Sistemet dhe komunikimet satelitore kanë një gamë të gjerë aplikimesh në mbrojtje dhe siguri, mbikëqyrje dhe monitorim të proceseve të ndryshme, menaxhim të infrastrukturës kritike, besueshmëri të komunikimeve për nevojat e qeverive dhe institucioneve dhe në shumë fusha të tjera.

Bullgaria është ndër liderët në BE në aplikimin e monitorimit satelitor në skemat e subvencionimit të zonës, duke zëvendësuar përdorimin tashmë të vjetëruar të hartave ortofoto dhe kontrolleve në vend, sipas një prezantimi nga shkurti në disa institucione kyçe të BE-së për mundësitë dhe aplikimet e monitorimit satelitor dhe inteligjencës artificiale./BTA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat