Peshevski: Për t’u habitur se si sot nuk kishte mbi 100 mijë njerëz në rrugë

Maqedonia

Peshevski: Për t’u habitur se si sot nuk kishte mbi 100 mijë njerëz në rrugë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 21:59
Ivan Peshevsk

Në vend të protestave në rrugë, sot shumica e qytetarëve zgjodhën të bëjnë piknik në natyrë. Kjo edhe përkundër gjendjes së keqe të punëtorëve dhe situatës së rëndë ekonomike. Ivan Peshevski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në “Klan Debat” tregoi shifrat aktuale të papunësisë në vend dhe numrin e madh të qytetarëve që mund të hyjnë në pragun e varfërisë.

“Shumë qytetarë për fat të keq këtë ditë e shfrytëzuan për piknik në natyrë, megjithatë temat dhe kërkesat tona janë më shumë se serioze, duke marrë parasysh faktin se mbi 100 mijë të punësuar në vend aktualisht punojnë me rrogë minimale. Këto janë të dhëna nga DAP. Kemi mbi 15% shkallë të papunësisë. Kemi të dhëna për 44 mijë të punësuar që nuk kanë marrë ende rrogë për muajt shkurt dhe mars. Duke marrë parasysh se me një rrogë të papaguar gjyma e popullsisë hyn në pragun e varfërisë. Ne me të vërtetë pyesim se pse sot nuk kishte mbi 100 mijë njerëz në rrugë. Megjithatë, ne si përfaqësues të Sindikatës jemi të kënaqur edhe me atë numër qtetarësh që ishin me ne bashk në rrugë”, deklaroi Ivan Peshevski, Nënkryetar i LSM-së.

Pehevski foli edhe për vonesat e pagave të punëtorëve ku theksoi se kjo ndodh më së shumti në sektorin privat.

“Sektorët e turizmit, hotelierisë, ndërtimtarisë, industria e tekstilit, veprimtaritë më të mundimshme e intensive, punëtorët më të rrezikuar nga djersa e të cilëve ministrat dhe politikanët hanë bukë, ndodh që mos marrin paga për një, dy muaj apo tre muaj”, tha mes tjerash Peshevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat