Dermatologët në Maqedoni: Solariumi i rrezikshëm, shkakton kancer në lëkurë

Maqedonia

Dermatologët në Maqedoni: Solariumi i rrezikshëm, shkakton kancer në lëkurë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Pacienti më i ri me kancer të lëkurës një 11-vjeçar

Po ia kontrollojnë pigmentet në lëkurë. 70 vjeçarit dermatologët i rekomanduan që të shkoj në Klinikë pasi që ka disa shenja të cilët mund të rrezikojnë paraqitjen e kancerit në lëkurë.

“Në kokë kam disa ndryshime që duhet të trajtohen. Më thanë që duhet të shkoj në Klinikë për t’i bërë kontrollet e detajuara. Kjo është hera e parë që bëjë një kontrollë të tillë. Zakonisht mbrohem nga dielli me kapelë”, thotë Millovan Gjorgjievski, qytetar.

Të ri e të moshuar erdhën për ta kontrolluar lëkurën se mos vallë kanë ndonjë ndryshim të lëkurës që mund të jetë potencial për kancer në lëkurë. Pacienti më i ri i prekur me kancer në lëkurë është 11 vjeçar, ndërsa fatmirsisht fëmijët nën 10 vjeçare nuk preken nga ky lloj kanceri.

“Përqindja e të prekurve me kancerin e lëkurës po rritet në vendin tonë. Fatmirsisht ky lloj kanceri nuk prek fëmijët deri në moshën 10 vjeçare. Dukuri e shpeshtë është tek te moshuarit, por nuk hiqet mundësia të paraqitet edhe tek mosha mesatare”, thotë dermatologu.

Fakorët kryesor për paraqitje të kancerit të lëkurës është dielli, ndotja e ajrit dhe solariumet.

“Mos shkoni në solariume ky është mesazhi që shpesh ua them vajzave. Lirisht le të hidhërohen pronarët e solariumeve. Është shumë e rrezikshme. Më mirë shkoni në plazh dhe mbroheni me ndonjë kremë se sa të shkoni në solarium”, tha dermatologu.

Kanceri I lëkurës nuk dhemb por atë mund ta vëreni si ndryshime në lëkurë, janë si plagë, pigmente të erëta, ndonjë ndryshim i ri, njollë e cila është ka ndryshuar madhësinë, ngjyrën, apo shkakton kruarje. Të gjitha këto janë shenja kur ju duhet të paraqiteni tek dermatologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat