Ibrahimi: Alternativa është e gatshme për bashkëpunim me Lëvizjen Besa në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Maqedonia

Ibrahimi: Alternativa është e gatshme për bashkëpunim me Lëvizjen Besa në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:11
Sekretari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi

Sekretari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi thotë se Alternativa është e gatshme për bashkëpunim me Lëvizjen Besa në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai në emisionin “ClickPlus” theksoi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka tejkaluar dallimet me partitë e tjera shqiptare.

“Në Kongresin e fundit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi hapi një kapitull të ri të Alternativës, duke hequr tërësisht muret dhe dallimet në bashkëpunim me partitë e tjera shqiptare.

Në frymën e kësaj, më në fund kemi vendosur të mos mbajmë mëri, të kapërcejmë veten dhe të komunikojmë me ato subjekte me të cilat mund të mos kemi pasur marrëdhënie shumë të mira në të kaluarën, siç është Lëvizja Besa.

Në këtë mes ka mundësi për komunikim dhe bashkëpunim me Lëvizjen Besa në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat