Kërçovë, mësimdhënësja ushtron dhunë ndaj nxënësit

Maqedonia

Kërçovë, mësimdhënësja ushtron dhunë ndaj nxënësit

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, në një shkollë fillore në Kërçovë, kujdestarja e klasës ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Rastin në polici e ka raportuar prindi i fëmijës.

“Më 10 maj në ora 12:20 në SP Kërçovë, S.I (40) nga Kërçova ka denoncuar se biri i tij i mitur, nxënës në një shkollë fillore në Kërçovë, është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat