Osmani nga Mostari: OSBE do të vazhdojë të mbështesë projektet që e forcojnë besimin në mes të komuniteteve

Maqedonia

Osmani nga Mostari: OSBE do të vazhdojë të mbështesë projektet që e forcojnë besimin në mes të komuniteteve

Më: 13 maj 2023 Në ora: 18:44
Osmani nga Mostari

Liderët lokalë që në vend të parë i vendos qytetarët dhe janë të përkushtuar ndaj të gjitha komuniteteve në shoqëri do të marrin gjithmonë mbështetjen e OSBE-së për zbatimin e projekteve të rëndësishme.

Këtë e theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin me Kryetari e komunës së Jabllanicës në Bosnje dhe Hercegovinë, Damir Shabanoviq.

“Projektet që e forcojnë besimin dhe kohezionin ndërmjet komuniteteve dhe krijojnë mjedis të gatshëm për pajtim të vërtetë, siç është projekti i Kuartetit “Mund të bëjmë më mirë” i mbështetur nga OSBE-ja, janë dëshmi se ky rajon mund të krijojë histori suksesi”, tha Osmani në Jabllanicë.

Në takimin me Shabanoviqin, Osmani theksoi se është e rëndësishme që pushteti lokal të bashkëpunojë me sektorin civil dhe të inkurajojë ndërveprim më të madh pozitiv ndërmjet komuniteteve, kurse ndarjet dhe nacionalizmi të jenë të kaluara.

“Renovimi i planifikuar i kazermave, i cili duhet të shndërrohet në një qendër ku mund të punojnë organizatat e shoqërisë qytetare dhe aktivistët, është një shembull tjetër në të cilin drejtim duhet të zhvillohen komunat për të stimuluar kohezion më të madh social, por edhe për të forcuar organizatat rinore të shoqërisë qytetare dhe para se gjithash të grave”, tha Osmani.

Nga Jabllanica, kryesuesi i OSBE-së Osmani vazhdoi vizitën e tij në BeH në Mostar, ku u takua me kryetarin e komunës Mario Kodriq dhe kryetarin e Këshillit Salem Mariq.

“Inkurajimi i bashkëjetesës dhe tolerancës midis të gjithë liderëve politikë, fetarë dhe socialë në Mostar, si dhe pranimi i përbërjes së ndryshme etnike dhe fetare të komunitetit do të lejojë që qyteti të zhvillohet, mbi të gjitha ekonomikisht, dhe të shfrytëzojë potencialin e tij të madh për turizëm, veçanërisht duke marrë parasysh se mishërimi i Mostarit është manifestimi “Grand Fest”i cili arriti të mbledhë nga 20 mijë vizitorë”, tha Osmani.

Në Mostar, Osmani u takua edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës gjinore, korrupsionit, si dhe mbrojtjen e grupeve të ndjeshme dhe mjedisit jetësor.

Gjatë një vizitës në Mostar, Osmani i bëri homazhe ish-presidentit Boris Trajkovski dhe vendosi lule në memorialin për nder të tij në vendin e rrëzimit të avionit në Rotimlje, ku Trajkovski dhe tetë anëtarë të delegacionit dhe ekuipazhit vdiqën në vitin 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat