Grupi punues e miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë

Maqedonia

Grupi punues e miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se Grupi punues në seancën e sotme miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ata shtojnë se propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë, e cila do të duhet ta përcjellë iniciativën në Parlament, ku do t’i kalojë të gjitha trupat punuese.

“Seanca përfundoi me suksese dhe unanimisht u miratuan të gjitha vendimet. Kishte prezantime, argumente, por më e rëndësishmja është që u pajtuan rreth Propozim-ndryshimeve të Kushtetutës”, u shpreh zv.ministrja Margarira Caca Nikollovska.

Ajo shtoi se në Preambulë pas popullit boshnjak do të shtohen edhe populli bullgar, kroat, malazez, slloven, çifut dhe egjiptian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat