Ganiu: Për çdo bashkëpunim në nivel lokal kemi njoftuar Ali Ahmetin, gjithçka kemi bërë me aminin e tij

Maqedonia

Ganiu: Për çdo bashkëpunim në nivel lokal kemi njoftuar Ali Ahmetin, gjithçka kemi bërë me aminin e tij

Më: 28 maj 2023 Në ora: 19:42
Visar Ganiu

Kreu i komunës së Çairit, njëherë edhe pjesë e Fraksionit të BDI-së, Visar Ganiu ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani në lidhje me bashkëpunimin në nivel lokal të “Grupit të Zjarrit” me kreun e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Ganiu thotë se për këtë lloj bashkëpunimi ka qenë i informuar kryetari Ali Ahmeti dhe se të njëjtat veprime nuk paraqesin shkelje të statutit të partisë. Ai shton se për këtë temë është biseduar në “Kryesinë Qendrore të BDI-së dhe për këtë temë ka dhënë sqarime vet nënkryetari Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti ku një bashkëpunim të tillë e ka konfirmuar kryetari Ali Ahmeti”

“Çdo koalicionim apo bashkëpunim dhe për çdo detal nga ato koalicionime e bashkëpunime që kemi bërë në nivel lokal qoftë në periudhën e zgjedhjeve apo dhe pas zgjedhjeve jemi konsultuar dhe e kemi informuar për gjithçka liderin e partisë Ali Ahmetin dhe gjithçka që kemi bërë e kemi bërë me aminin e tij. Do të ishte mirë Bujar ta pyesësh liderin se je zëdhënës dhe është turp mos ta dish çka po ndodh në partinë tënde”, tha Ganiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat