Arrestohet shkupjani, tentoi të sjellë në vend monedha të vjetra të blera në mënyrë joligjore

Maqedonia

Arrestohet shkupjani, tentoi të sjellë në vend monedha të vjetra të blera në mënyrë joligjore

Më: 29 maj 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Sot (29.05.2023) në ora 02:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria J.S.(42) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “importim i mallrave të përfituara ilegalisht”.

Gjegjësisht, gjatë kontrollit plotësues nga ana e zyrtarëve policorë te J.S., të cilët kanë mbërritur në vendkalimin kufitar me veturë të pasagjerëve “Volvo” me targa të Shkupit, në pronësi të tij dhe drejtuar nga E.E.(39) nga Shkupi, u janë gjetur monedha të vjetra të madhësive të ndryshme.

“Sendet e gjetura janë konfiskuar dhe së bashku me të arrestuarin i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat