173 gjoba në Shkup, 23 vozitës pa patentë shoferi

Maqedonia

173 gjoba në Shkup, 23 vozitës pa patentë shoferi

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 10:30
Policia

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 173 shkelje të rregullave të trafikut.

 Prej tyre: 9 për tejkalim të shpejtësisë,

23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi,

9 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve,

3 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 4 për kalim në semaforë të kuq, , 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 7 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat