Mickoski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të një qëndrimi, duke i refuzuar rrethanat e propozuara

Maqedonia

Mickoski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të një qëndrimi, duke i refuzuar rrethanat e propozuara

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:07
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në konferencë për shtyp pas takimit të liderëve ka thënë mes tjerash se deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të një qëndrimi duke refuzuar rrethanat e propozuara nga Qeveria për ndryshimet kushtetutese.

“44 deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të vendosur për të mbështetur qëndrimet e partisë për të mos mbështetur këto ndryshime kushtetutese. Kovaçevski kishte propozime për të votuar ndryshimet kushtetuese, e pastaj të shkohet në zgjedhje, kurse unë i propozova që ndryshimet kushtetuese të ndodhin me kushtin që ato të jenë kushti i vetëm që menjëherë të fillojmë rrugëtimin me BE-në” tha Mickoski mes tjerash.

Ai spjegoi se kërkon trajtim të njejtë nga BE, duke i dhënë Maqedonisë integrim në BE dhe prej atij momenti të vlejnë ndryshimet kushtetutese.

Mickoski gjithashtu tha se në një qeveri të përbashkët për ndryshimet kushtetuese kërkon nga LSDM që BDI të mos jetë në strukturën qeveritare e cila do t’i bënte ndryshimet kushtetuese.

Përndryshe, në Kuvend sot u realizua takimi i në mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat