Spasovski: Maqedonia e Veriut ka konfiskuar një numër rekord të lëndëve narkotike

Maqedonia

Spasovski: Maqedonia e Veriut ka konfiskuar një numër rekord të lëndëve narkotike

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:49
Oliver Spasovski

Ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq, ka takuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Sarajevë.

“Ne kemi vendosur dy synime: kontributin në rrugën evropiane dhe dëshirën që departamentet tona të jenë lokomotiva në atë rrugë. Pas EUROPOL-it i dhamë vetes një detyrë, e cila është FRONTEX. Maqedonia e Veriut tashmë e ka përmbushur këtë detyrë”, tha Neshiq.

Neshiq theksoi gjithashtu se Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut përdoren nga kriminelët dhe kontrabandistët kur duan të ikin nga drejtësia.

Ai shtoi se ka bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira mes dy vendeve, të cilat janë portat e BE-së.

Spasovski tha se Maqedonia e Veriut ka sekuestruar një numër rekord të lëndëve narkotike në vitet e fundit.

“Në bashkëpunim me Greqinë kemi prerë një zinxhir dhe kemi sekuestruar rreth 160 kilogramë drogë”, tha Spasovski.

Spasovski shtoi se parandalimi i tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike është prioritet i Maqedonisë së Veriut, së bashku me krimin kibernetik dhe terrorizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat