LSM: Shpenzimet minimale për muajin maj arrijnë në 49.025 denarë

Maqedonia

LSM: Shpenzimet minimale për muajin maj arrijnë në 49.025 denarë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Më së shumti para në muajin maj, 19.532 denarë, nevojiteshin për ushqim dhe pije, ndërsa 13.392 denarë për mbulimin e shpenzimeve për banim.

Një familje prej katër anëtarësh muajin e kaluar i nevojiteshin 49.025 denarë për të mbuluar shpenzimet minimale.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), e cila përgatit shportën e konsumit sindikal, thotë se më së shumti para në muajin maj, 19.532 denarë, janë nevojitur për ushqim dhe pije, ndërsa 13.392 denarë janë nevojitur për mbulimin e shpenzimeve për banim.

Nga shpenzimet e tjera, të cilat janë pjesë e shportës sindikale, 3.720 denarë nevojiteshin për udhëtim, 3.196 denarë për higjienë, ndërsa për mirëmbajtjen e shëndetit nevojiten 821 denarë.

“Shporta e përgjithshme e konsumit sindikal arrin në 44.047 denarë, ndërsa kur i shtohen 4.977 denarë për shpenzimet e jetesës, gjegjësisht inflacioni, bëhet fjalë për 49.024 denarë”.

Nga LSM theksojnë se paga mesatare e paguar neto për punonjës në mars të këtij viti ishte 34.925 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat