Arrest shtëpiak për shoferin i cili shkaktoi aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Bllacë

Maqedonia

Arrest shtëpiak për shoferin i cili shkaktoi aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Bllacë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:02
Lumi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka marrë vendim për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”.

I dyshuari 64-vjeçar nga Shkupi, më 17 qershor, në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar “Bllacë” në drejtim nga jugu në veri, drejtonte veturën “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit.

Kur ka ardhur para tunelit të “Badarit”, ku qarkullimi rregullohet me sinjalistikë të komunikacionit për shkak të punimeve në rrugë, ka bërë parakalim të një kolone automjetesh që lëviznin në të njëjtin drejtim.

Në momentin e tejkalimit ka pasur kontakt në mes të tij dhe një veture “BMW” me targa të Kosovës, e cila lëvizte si automjeti i tretë në kolonën që i dyshuari po parakalonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat