Dëmet në Vrapçisht, Komuna ende nuk ka dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim të bujqve

Maqedonia

Dëmet në Vrapçisht, Komuna ende nuk ka dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim të bujqve

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 17:42
Demet

Komisioni për vlerësim dhe verifikim të lartësisë së dëmit nga fatkeqësitë elementare, ka bërë të ditur për “TV21” se Komuna e Vrapçishtit ende nuk ka dorëzuar kërkesë deri te ky komision për dëmshpërblim të bujqve, gjegjësisht elaborat – raport për dëmet e vlerësuara nga moti i keq.

Sqarojnë se vlerësimin e dëmeve duhet ta bëjë Komisioni i veçantë i formuar ose nga Qeveria, ose nga Komuna.

“Vlerësimi i lartësisë së dëmit fillon menjëherë pasi të ndodh fatkeqësia dhe në afat prej 360 ditësh nga ndërprerja e fatkeqësisë. 

Komisionet janë të detyruara të përgatisin raport për dëmin e verifikuar dhe ta dorëzojnë deri te Komisioni i formuar nga Qeveria”, bëjnë të ditur nga Komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat