Maqedonia dërgoi 100 pjestarë të ARM-së në operacion humanitar në Slloveni

Maqedonia

Maqedonia dërgoi 100 pjestarë të ARM-së në operacion humanitar në Slloveni

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:11
ARM

100 pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut shkojnë në operacionin humanitar në Republikën e Sllovenisë.

Ata do të ndihmojnë në sanimin e pasojave nga përmbytjet që ndodhën sipas kërkesës që vjen në kuadër të NAT EADRCC e parashtruar nga Sllovenia.

Ushtarët do të dërgohen për 30 ditë, ndërsa ende nuk dihet nëse Maqedonia e Veriut do të dërgojë ndihmë materiale, ndërkaq kryeministri slloven Robert Golob dje u shpreh se dëmet nga këto përmbytje do të jenë disa miliarda euro.

Përmbytjet në Slloveni morën 6 jetë njerëz, shkatërruan shtëpi, ndërkaq reshjet e shiut nuk ndalonin.

Mijëra njerëz janë të evakuar, kurse institucionet po mundohen të lirojnë sa më shumë hapësirë dhe t’i pastrojnë rrugët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat