Xhaferi: Mickoski po spekulon, nuk kam asnjë komunikim me Gruevskin

Maqedonia

Xhaferi: Mickoski po spekulon, nuk kam asnjë komunikim me Gruevskin

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:44
Talat Xhaferi

Talat Xhaferi – Kryetari i Kuvendit sot në një konferencë për media i ka mohuar pohimet e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se ish-kryeministri dhe refugjati Nikolla Gruevski, atij dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, i ka dhënë një USB dhe një zarf me dokumente, në të cilat dyshohet se kishte përmbajtje për ndryshime në Kodin Penal.

Sipas Xhaferit, kjo është temë ditore politike e dikujt për të shmangur situatën reale.

“E thashë dhe do të them sërish kjo është temë ditore politike e dikujt për të shmangur situatën reale. Insinuatë dhe spekulim i pastër se kam marrë disa dokumente nga Gruevski.

Nuk kam pasur asnjë komunikim, as nuk kam pasur nevojë për ndonjë komunikim me Gruevskin”, tha Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat