Qeveria e RVM-së: Janë marrë masa parandaluese për shkak të numrit të madh të arinjve në Mavrovë

Maqedonia

Qeveria e RVM-së: Janë marrë masa parandaluese për shkak të numrit të madh të arinjve në Mavrovë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 20:38
Qeveria e RVM-së

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Menaxhues për Koordinim dhe Menaxhim në Sistemin e Menaxhimit të Krizave, me të cilin anëtarët e Qeverisë janë njohur me kushtet për praninë e shtuar të arinjve në zonat e banuara në Komunën e Mavrovë dhe Rostushë.

Qeveria ka shqyrtuar masat parandaluese të propozuara nga ministritë kompetente, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe është shprehur pritshmëria për aplikim efikas të masave.

“Me fjalë të tjera, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, të hiqen të gjithë kazanët e vegjël dhe të mëdhenj të plehrave që ndodhen në afërsi të zonave të banuara ose në vetë zonat e banuara, të cilët përfaqësojnë një burim tërheqës për arinjtë. Për këtë qëllim, vetëqeverisja lokale në bashkëpunim me Institucionin Publik të Parkut Kombëtar të Mavrovës, në përputhje me kompetencat e tyre, duhet t’i qasen zgjidhjes së çështjes, me qëllim të pastrimit në kohë të mbeturinave (deponive të egra) nga të gjitha zonat e banuara, si dhe nga rrugët lokale.

Me masat e vendosura parandaluese, parashikohet kontrolli i të gjitha objekteve shoqëruese në të cilat ruhet ushqimi, të cilat mund të jenë lehtësisht të aksesueshme dhe që janë afër vendbanimit; mbyllja e të gjitha vendeve të deponimit të mbeturinave komunale me një gardh të përshtatshëm metalik të sigurisë; sigurimi i objekteve të posaçme për ruajtjen e arinjve jashtë zonave të banuara; sigurimi i pronave, veçanërisht në vendet ku mbahen bagëtitë, bletët e të tjera, me pajisje të standardizuara me tension elektrik; fjetja dhe dislokimi i arinjve, në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe institucionet shkencore; përdorimi i mjeteve parandaluese të frikësimit dhe parandalimit, si dhe përdorimi i organizuar i mjeteve për të frikësuar arinjtë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Disa ditë më parë komuna e Mavrovë dhe Rostushë bëri kërkesë deri te qeveria që të shpallin gjendje krize territorin e kësaj komune për shkak të numri të madh të arinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat