Nëntë shtetas të Maqedonisë, nga Izraeli zbritën në Tiranë

Maqedonia

Nëntë shtetas të Maqedonisë, nga Izraeli zbritën në Tiranë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Nëntë persona nga Velesi, të cilët u ndodhën në Izrael si turistë gjatë luftimeve, u kthyen në Maqedoni. Në një fluturim të organizuar nga Qeveria e Shqipërisë, ata ateruan shëndoshë e mirë në Tiranë nga Tel Avivi dhe prej andej me furgon për në Veles.

Njëri prej tyre tha për TV 24 se sulmi i parë me raketa ndaj Izraelit ka ndodhur në mëngjes, teksa ata po hanin mëngjes.

Ndonëse nuk ka ndier frikë, njëri thotë se pasi kanë parë në televizion se situata ishte e rëndë, kanë vendosur të kthehen.

Ata kontaktuan me ambasadën e RMV-së në Tel Aviv, e cila u organizoi menjëherë një fluturim për në Tiranë, së bashku me një delegacion shqiptar që ndodhej në Izrael. Banori i Velesit thotë se as rrugës për në aeroport nuk e ka vërejtur se ishte gjendje lufte.

Më pas ata zbarkuan shëndoshë e mirë në Tiranë, ku i priti personalisht ambasadori i Maqedonisë Danço Markovski.

Nëntë qytetarët e Velesit janë pjesë e 50 shtetasve të Maqedonisë të vendosur në Izrael dhe numri i tyre i përgjithshëm është rreth 200. Kryeministri Kovaçevski thotë se po punohet për gjetjen dhe kthimin e sigurt të të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat