Shkollat po zbrazen, për tre muaj janë shpërngulur rreth 350 nxënës në Maqedoni

Maqedonia

Shkollat po zbrazen, për tre muaj janë shpërngulur rreth 350 nxënës në Maqedoni

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Vetëm për tre muaj nga 10 shkolla fillore të Gostivarit, 60 nxënës kanë kërkuar fletëshpërngulje për t’u larguar nga vendi, ndërsa 40 nxënës të shkollave të mesme, kanë marrë fletëshpërngulje për arsye të bashkimit familjar jashtë vendit, 95 % e nxënësve janë larguar në Gjermani, ndërsa një pjesë tjetër edhe në shtete tjera.

Përveç shkollave të Gostivarit edhe shkollat e komunës së Tetovës përballën me rënie të numrit të nxënësve shkaku i bashkimit familjarë në shtetet Evropiane.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, nga 12 shkollat fillore të Tetovës, fletëshpërngulje kanë marrë 128 nxënës dhe nga pesë shkolla të mesme të kësaj komune 31 nxënës janë shpërngulur jashtë shtetit. Për vetëm tre muaj nga katër shkolla fillore në Tetovë, 99 nxënës janë çregjistruar shkaku i shpërnguljes jashtë vendit. 36 nxënës janë çregjistruar nga Shkolla Fillore “Bratstvo- Migjeni”, 27 nxënës janë çregjistruar nga Shkolla Fillore “Kirili dhe Metodi”, 20 nxënës janë çregjistruar nga Shkolla Fillore “Naim Frashëri” dhe 16 nxënës janë çregjistruar nga Shkolla Fillore “Istigball”.

Përveç dy shkollave fillore në Tetovë në të gjitha shkollat tjera ka çregjistrim të nxënësve shkaku i largimit jashtë vendit. Përveç shkollave në komunat më të madhe edhe ato të komunave më të vogla po zbrazen gradualisht. Nga 7 shkolla fillore dhe 4 të mesme të Komunës së Velesit nga fillimi i vitit shkollor e deri tani janë çregjistruar 41 nxënës, kërkesat kryesisht kanë qenë për bashkim familjar jashtë vendit në shtete të ndryshme.

Në komunën e Zhelinës, nga gjashtë shkollat qendrore dhe 11 shkolla periferike vetëm në këtë tremujor janë çregjistruar 47 nxënës të cilët kryesisht kanë bërë bashkim familjar në Gjermani, Zvicër, Itali dhe një në shtetin e Norvegjisë. Numri total i nxënësve në Komunën e Zhelinës është ulur ndjeshëm dhe tani më kanë mbetur 2407 nxënës.

Sociologu Ali Pajaziti thotë se arsyeja kryesore e ikjes është mos funksionimi i ashensorit social në vend.

Kjo tendencë me gjasë nuk do të ndalet përderisa ne kemi një shoqëri të këtillë të organizuar në baza të nepotizmit të korrupsionit, anti-vlerave të avancimit të pa merituar ku ashensori social nuk funksionon siç duhet dhe dita ditës jemi të rrethuar me një defetizëm kolektiv ose me një shpresë thyerje kolektive të qytetareve tanë që nuk shohin ardhmëri në këtë vend apo dritë në fund të tunelit dhe i thonë ADIOS përkohësisht por ndoshta edhe përgjithmonë”, tha Sociologu Ali Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat