Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së

Maqedonia

Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 06:47
Antony Blinken dhe Bujar Osmani

Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për reformat e vazhdueshme demokratike në Maqedoninë e Veriut..

Kështu ka njoftuar vetë Sekretari amerikan përmes një postimi në platformën X.

“U takova me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani në Shkup. Shpreha mbështetjen për reformat e vazhdueshme demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe mirënjohjen për udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Osmani për Ukrainën si kryesues i OSBE-së”, ka shkruar Blinken.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat