Tronditëse, afër trupit të pajetë të vajzës 14 vjeçe gjendet edhe trupi i një 74 vjeçari

Maqedonia

Tronditëse, afër trupit të pajetë të vajzës 14 vjeçe gjendet edhe trupi i një 74 vjeçari

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Prokuroria Publike e Maqedonisë njoftoi se sot në periferi të Shkupit u gjet trupi i pajetë i të miturës V.GJ., e cila ishte raportuar si e zhdukur më 27.11.2023, kurse në periferi të Velesit trupi i pajetë i R.ZH., 74 vjeçar, nga Velesi, i cili më datë 24.11.2023 u raportua si i zhdukur.

Sipas njoftimit, në lidhje me të dyja rastet dyshohet për përfshirjen e pesë personave, nga të cilët për tre kërkohet masa e paraburgimit, njëri ndodhet jashtë vendit, ndërsa një person aktualisht ndodhet në stacionin e policisë.

Më herët në fshatin Brazda të Shkupit ishte gjetur vetura e parukierit 74 vjeçar nga Velesi, Pançe Zhezhovskit, e cila ishte djegur plotësisht. Raportin për zhdukjen e tij e ka bërë e bija, e cila ka deklaruar se babai i saj nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe të gjithë ishin të shqetësuar sepse nuk ka ndodhur më parë të mos e dinë se ku është Zhezhovski.

Nga veprimet hetimore është konstatuar se të dy vrasjet janë kryer nga të njëjtët persona, motivi i të cilëve ishte “ekploatim”. Gjithashtu, nga masat operative të ndërmarra është konstatuar se e mitura V.GJ. u mor me makinë në hyrje të vendbanimit të saj, dhe nga informacionet e siguruara gjatë hetimit u konstatua se ajo u vra të njëjtën ditë rreth orës 10:00.

Më shumë detaje do të ju sjellim në vazhdim sapo organet kompetente të dalin me njoftim në lidhje me rastin në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat