Ndërron jetë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup një 19-vjeçar nga Turqia

Maqedonia

Ndërron jetë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup një 19-vjeçar nga Turqia

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Një djalë nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Turqia ka ndërruar jetë në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” në Shkup, njoftojnë nga MPB.

“Me datë 01.02.2024 në ora 14:30, në SPB Shkup nga Kompleksi klinik “Nënë Tereza” është raportuar se rreth orës 12:40, O.J.(19) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në Shkup, i cili është pranuar në spital rreth orës 10:15 ka ndërruar jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një mjek ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dukshme dhune

Ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat