Paga minimale rritet në 22.567 denarë, qytetarëve të RMV-së nuk u bën përshtypje

Maqedonia

Paga minimale rritet në 22.567 denarë, qytetarëve të RMV-së nuk u bën përshtypje

Më: 23 mars 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut duke filluar nga muaji prill do të shënojë 22,567 denarë, që shënon rritje prej 2392 denarëve krahasuar me pagën e deritanishme minimale. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njoftoi se me këtë rritje të pagës minimale, do të përfitojnë rreth 60 mijë të punësuar.

Qytetarët të cilët anketuam, thonë se kjo pagë minimale nuk ka asnjë rëndësi sepse harxhimet e përditshme janë shumë më të larta se sa ajo që ofron paga minimale. Disa thonë se ajo duhet të jetë së paku 30 mijë, disa 40 mijë e disa 60 mijë denarë.

Përndryshe shuma e pagës minimale në bruto, çdo mars harmonizohet me 50% nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe 50% nga rritja e indeksit të harxhimeve për jetë.

Shtatë vitet e fundit, paga minimale ka shënuar rritje për 124%. Paga minimale në vitin 2012 ishte 8050 denarë, në vitin 2016, 10 mijë denarë, e së fundmi ishte 20,175 denarë. Rritja e vazhdueshme e pagës minimale ka rritur edhe nivelin e pagës mesatare e cila tani shënon 39,542 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat