Pilotët e Qipros që ndihmuan në shuarjen e zjarreve largohen nga Maqedonia, u ndahet mirënjohje

Maqedonia

Pilotët e Qipros që ndihmuan në shuarjen e zjarreve largohen nga Maqedonia, u ndahet mirënjohje

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 11:48
Drejtori i QMK-së Stojançe Angelov

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informoi se sot po largohen pilotët dhe personeli i aviacionit nga Qipro që po ndihmonin në shuarjen e zjarreve në Maqedoni.

Drejtori i QMK-së Stojançe Angelov i falënderoi për sakrificën e tyre dhe u ndau mirënjohje.

Ekipi qipriot mori pjesë në shuarjen e zjarreve r me dy avionë zjarrfikës “air-tractor”.

“Sot në mëngjes, drejtori i QKM-së, Angelov, përcolli pilotët dhe personelin tjetër të aviacionit – një ekip për dy avionët “Ertractor” nga Qipro, të cilët ndihmuan maksimalisht sipas aftësive të personelit dhe aftësive teknike në trajtimin e zjarreve në shkallë të gjerë në Maqedoni. Njëkohësisht shprehu mirënjohjen e madhe për ndihmën si ndaj tyre personalisht ashtu edhe ndaj vendit të tyre”, njofton QMK.

Ndryshe, dje Qeveria ka vazhduar gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit për shkak të situatës me zjarret. Është rritur edhe buxheti i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) për shuarjen e zjarreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat