Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Maqedonia

Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 16:18
Antony Blinken

Urim me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori dërgoi sekretari shtetëror amerikan Antoni Blinken.

Populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut ndajnë përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ne mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për promovimin e këtyre vlerave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe thellimin e lidhjeve ekonomike në rajon. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë aleatin tonë, Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane në vitet në vijim”, thuhet në urimin nga Blinkeni.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Blinkeni dërgon urim me rastin e 33-vjetorit të pavarësisë dhe zgjedhjes historike të gruas së parë presidente në maj.

E vlerësojmë partneritetin tonë të fortë me Maqedoninë e Veriut të fokusuar në ndërtimin e një demokracie të begatë të ankoruar në komunitetin euroatlantik”, thuhet në urimin e Blinkenit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat