Tragjedia në Koçan, Serbia shpall 18 Marsin ditë zie
Qeveria e Serbisë, në seancën e nesërme, me propozim të presidentit Aleksandër Vuçiç, do të shpallë të martën, më 18 mars 2025, ditë zie në Serbi për shkak të zjarrit në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe mbi 100 u plagosën.
Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie – thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton medias vendase.
Të paktën 51 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas.
Shumica e të lënduarve nga zjarri në diskotekën e Koçanit, i cili ka ndodhur mbrëmë, janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, ku ende po marrin ndihmë mjekësore.
Qeveria maqedonase shpall shtatë ditë zie për tragjedinë e Koçanit
Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.
“Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thotë Qeveria sipas medias maqedonase.
Deri më tani raportohet për 59 viktima.
155 të plagosur, ku 18 janë në gjendje kritike për jetën.
Toshkovski: Për tragjedinë është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka deklaruar se është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për pesë persona, lidhur me tragjedinë në Koçani.
“Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona. Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike është duke u vepruar në këtë moment dhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ku po kërkohet dokumentacioni I diskotekës në fjalë, si dhe persona të përfshirë në të. Deri në orën 11:30, sipas informacioneve që i kemi në dispozicion, të vdekur janë gjithsej 59 persona”, ka deklaruar Toshkovski.
Toshkovski tha se ndjen përgjegjësi morale për këtë rast dhe se i njejti do të hetohet me korrektësi maksimale.
Premtim për hetim të shpejtë dhe të drejtë për rastin premtoi se prokurori Ljupço Kocevski.
Për tragjedinë në Koçan ka reaguar kreu i Kuvendit, Afrim Gashi
Për tragjedinë në Koçan ka reaguar kreu i Kuvendit Afrim Gashi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shpërthimi i zjarrit mori jetën e mbi 50 personave dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë.
Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të RMV, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.
Ftoj autoritetet përkatëse të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ne solidarizohemi plotësisht me ata që po kalojnë këto momente të vështira.
Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, tha Afrim Gashi.
Toshkovski konfirmon: 59 viktima, 155 të lënduar
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.
Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.
Toshkovski ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se hetimi është në rrjedh dhe se nuk dëshiron të dëmtoj procesin.
“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.
Rrëfejnë banorët pranë diskotekës në Koçan: Dëgjuam të bërtitura, ndihmuam aq sa kemi pasur mundësi
Kanë folur për media disa nga dëshmitarët okularë të rastit me zjarrin në diskotekën në Koçan.
Një zonjë e cila kishte parë nga afër të rinjtë që kishin shpëtuar nga zjarri, tha se kjo ngjarje është e rëndë për gjithë vendin.
“U shqetësuam. Kishte disa të rinjë këtu pranë që kishin dalë jashtë dhe rrinin këtu. Si rast është fatkeqësi për gjithë shtetin. Djali im shpëtoi aq persona sa ka mundur”, deklaroi ajo.
Djali i dëshmitares tha se kanë ndihmuar në shpëtimin e të rinjëve me ato kapacitetet që kanë pasur, duke i dërguar në spital me automjetin e tij personal.
“I dërgova disa prej tyre në spital. Me vetura, me këto mundësi që kemi. Degjova se diçka po ndodh sepse filluan të bërtasin dhe të ikin me vrap”, tha dëshmitari.
Nga kjo tragjedi siç informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, kanë ndërruar jetë 51 persona dhe mbi 100 janë të lënduar.
Dalin gjetjet fillestare, kuptohet shkaktari i zjarrit në Koçan
Pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi do të hetojnë rastin e tragjedisë në diskotekën e Koçanit, ku nga zjarri humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit.
Sipas gjetjeve fillestare, zjarri u shkaktua nga xixëllonja/spërkatës të përdorura për efekte vizuale skenike, të cilat ndezën pjesën e çatisë prej materiali të ndezshëm” trarë druri”.
Për këtë rast ka të arrestuar, mes të cilëve edhe pronari i diskotekës.
Siç informuan nga Spitali i Koçanit, personat që janë sjellë në spital për mjekim janë nga mosha 14 deri në 25 vjeç, teksa disa prej viktimave ende nuk janë identifikuar për shkak të dëmtimit të trupave nga zjarri.
Maqedoni e Veriut, diskotekës ku ndodhi tragjedia i mbaronte afati i licencës më 24 mars
Detaje të tjera dalin në dritë nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut ku 51 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan si pasojë e një zjarri, që përfshiu një diskotekë në qytetin e Koçanit.
Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë se diskoteka private ku ndodhi tragjedia ka punuar ndër vite.
Sipas tyre, pronarët e saj janë ndërruar ndër vite, por pronari aktualit, i cili është prangosur nga Policia i mbaronte licenca më 24 mars.
Policia ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje tragjike.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në diskotekë është bërë hedhja e mjeteve piroteknike.
Koçani një vend i vogël në Maqedoni, që sot u shndërrua në kryeqendrën e dhimbjes
Koçani është një qytet 120 km larg nga Shkupi, ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, me popullsi prej 31 602 . Qyteti Koçan është shtëpia e Komunës të Koçanit.
Në Koçani jetojnë 85% maqedonas, 6% romë dhe 9% janë pakica, vllehë, turq, serb dhe boshnjak.
Sot Koçani ka qenë kryeqendra e lajmeve në Maqedoni, Ballkan dhe në botw. Deri tani, 51 persona janë raportuar si të vdekur dhe qindra të lënduar nga zjarri masiv që ndodhi në një diskotekë të improvizuar ku kishte mbi 1500 persona duke u argëtuar me grupin DNK.
Ende nuk janë identifikuar kufomat pasi shumica e të vdekurve nuk kanë pasur dokumentet identifikimi. Të lënduarit janë transferuar në spitalin e Koçanit, Shtipit dhe Klinikat Shkupit.
Ishte e pranishme në diskotekën në Koçan, rrëfmi i Taseva: Rash për toke, njerëzit më shkelnin duke ikur
Marija Taseva, është vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit.
Ajo dëshmoi para kamerës së Ministrisë së Punëve të Brendshme se në momentin e zjarrit ka pasur turmë dhe se ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë.
“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva.
Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.
Kujtojmë se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën 51 persona, teksa personat e lënduar që po mjekohen nëpër spitale janë nga mosha 14 deri në moshën 25 vjeçare.