Tragjedia në Koçan/ Ky është vendimi që mori gjykata ndaj ish-ministrit të Ekonomisë – detajet e reja

Maqedonia

Tragjedia në Koçan/ Ky është vendimi që mori gjykata ndaj ish-ministrit të Ekonomisë – detajet e reja

Më: 16 mars 2025 Në ora: 08:51 Përditësuar në ora: 10:55 më 16.03.2025
Foto nga vendngjarja

Ambasadorja Ageeler pas tragjedisë në Koçan: Jam zemëthyer sot

Ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageeler ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku në një diskotekë nga zjarri vdiqën 51 të rinj.

Përmes rrjeteve sociale, Ageeler tha se është zemërthyer pas kësaj tragjedie, duke shprehur ngushëllime për viktimat.

“Zemra më është thyer këtë mëngjes për viktimat e shumta në zjarrin e mbrëmshëm në një lokal në Koçan.

Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për viktimat dhe të dashurit e tyre në këtë kohë të tmerrshme, dhe uroj një shërim të shpejtë për ata që u plagosën. Humbja e kaq shumë jetëve të rinj në një shoqëri është tragjedi e tmerrshme”, tha Ageeler.

Dalin pamje të reja nga tragjedia në Koçan

Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video nga vendi i improvizuar si diskotekë ku dyshohet se fishekzjarret shkaktuan zjarrin e kobshëm për të rinjtë që zbaviteshin me grupin DNK.

Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për dalje.

Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, ka edhe qindra persona të lënduar, ku 118 prej tyre janë të hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit, Shtipi dhe Koçanit. 

Tragjedia në Koçan, flet drejtoresha e Spitalit : Disa persona të vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, presim familjarët t’i identifikojnë trupat

Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova është deklaruar për media pas tragjedisë së ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në diskotekën e Koçanit.

Ajo tha se rreth 70 pacientë janë sjellë mënjeherë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në mesin e tyre ka pasur dhe persona të vdekur.

“Rreth 70 pacientë janë sjellë menjëherë në spital, ndërsa në mesin e tyre ka pasur dhe të tillë që veçse më kishin ndërruar jetë. Ne si spital, si ekipe mjekësore jemi mobilizuar që të gjithë për të ju dalë në ndihmë dhe kemi kryer mjekimin e nevojshëm, ndaj nga 20 pacientë sa aktualisht i kemi këtu, janë në gjendje më stabile, teksa rastet më të rënda janë nisur për në Shkup dhe Shtip”, tha drejtoresha Serafimova.

Ajo shtoi se disa nga personat e vdekur nuk kanë pasur letërnjoftime me vete, ndaj tashmë presin familjarët e të ndjerëve që të identifikojnë trupat.

“Ka pasur persona nga mosha 14 deri në 24 ose 25 vjeç. Tek disa persona të vdekur ka pasur letërnjoftime, me ç’rast janë identifikuar më lehtë, mirëpo tek disa nuk ka, ndaj presim familjarët e tyre që të identifikojnë trupat”, tha Serafimova.

Kujtojmë se nga kjo tragjedi 51 persona kanë humbur jetën, teksa pronarët e diskotekës janë privuar nga liria.

Po performonte në diskotekën në Koçan, këngëtari Vlladimir Bllazhev ka pësuar djegie në trup - ja gjendja e tij

Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupi, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë.

Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Sipas informacioneve fillestare, siç tha Toshkovski, zjarri ka rënë për shkak të mjeteve piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncertin e grupit ADN.

Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për daljet.

Sipas pamjeve nga koncerti të shpërndara në rrjetet sociale, teksa grupi është duke kënduar, i shoqëruar me fishekzjarre skenike, një strukturë në tavan fillon të digjet, brenda pak sekondash ata tentojnë ta shuajnë zjarrin me mjete për shuarje, gjatë së cilës në mikrofon dëgjohet një zë që thërret “Të gjithë largohuni”. 

Gjithçka shkrumb e hi, dalin pamjet e “diskotekës” në Maqedoninë e Veriut ku vdiqën 51 persona

Është publikuar fotografia e diskotekës që u dogj në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku vdiqën 51 persona.

Alsat ka publikuar një fotografi ku shihet se ajo është bërë shkrumb e hi.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit.

Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion.

Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Reagon Kallas: E pikëlluar thellë për zjarrin tragjik, i cili mori jetën e shumë të rinjve në Koçan

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar pas tragjedisë me 50 të vdekur në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

“Ngushëllime për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.

I uroj shërim të shpejt të lënduarve”, ka shkruar ajo.

“BE ndan pikëllimin dhe dhimbjen me popullin e Maqedonisë së Veriut”.

Postimi:

Siljanovska-Davkova viziton të lënduarit nga zjarri: Nuk mund ta kuptoj si mund të ndodh kjo tragjedi

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka shkuar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”” në Shkup, ku u transportuan të lënduarit nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan.

Ajo ka vizituar disa nga të plagosurit që po trajtohen në spital.

“Unë e di se këta janë njerëz të rinj, të guximshëm. Besoj se shumica prej tyre do të shpëtojnë, mjekët janë këtu. Nuk mund ta kuptoj se si mund të ndodhë kjo”, tha Siljanovska Davkova, e cila shtoi se mjekët janë profesionistë dhe të përgatitur për të përballuar sfidën e madhe të kujdesit ndaj të lënduarve.

Presidentja tha gjithashtu se oferta për ndihmë kanë ardhur nga Akademia Mjekësore Ushtarake në Beograd, si dhe nga Bullgaria dhe vendet e tjera të rajonit.

Tragjedia në Koçan, Taravari: 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka deklaruar se për momentin janë 118 të lënduar nga zjarri që ka shpërthyer në diskotekë në Koçani.

Në pyetjen se sa prej tyre janë në gjendje kritike, tha se nuk dëshiron të spekulojë “tani shkojmë në kirurgji të marrim informacione”.

I pyetur nëse kemi kapacitete për shkak të renovimit në KARIL, ai tha se ka kapacitete.

“Kemi këtu, këtu është edhe klinika në Shtip. Nuk kemi filluar me rinovimin dhe nuk do të fillojnë derisa të mbarojë kjo situatë”, tha Taravari.

Ai tha se ka pranuar thirrje nga ministri i shëndetësisë së Bullgarisë, i cili ka ofruar ndihmë, por për momentin nuk ka nevojë për ndihmë të huaj.

Tragjedia në Koçan, Mickoski: Kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë, humbja është shumë e madhe

Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur i tmerruar nga tragjedia në Koçan.

Ai tha se kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë. Humbja është shumë e madhe, dhembja e familjes nuk mund të përshkruhet.

“Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhembjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura”, thekson Mickoski.

Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë. 

Shpërthimi në flakë i diskotekës në Maqedoni, dalin pamjet teksa të pranishmit tentojnë të shuajnë zjarrin

Mediat maqedonase, kanë publikuar video nga qytetarët të cilët kanë qenë të pranishëm në diskotekën “Pulse” në Koçan, e cila është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar, duke lënë të vdekur deri më tani të paktën 50 prej të pranishmëve dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Zjarri thuhet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA.

Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz, të cilët, siç shihet edhe nga pamjet, janë përpjekur të shuajnë flakët, por pa sukses.

Mësohet se pas ngjarjes janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria dhe të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan, janë në terren.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat