Klekovski: Mjekë nga Çekia ndodhen në vend, do të vijnë edhe ekspertë britanik për ndihmë në fazat e ardhshme të shërimit

Maqedonia

Klekovski: Mjekë nga Çekia ndodhen në vend, do të vijnë edhe ekspertë britanik për ndihmë në fazat e ardhshme të shërimit

Më: 19 mars 2025 Në ora: 16:20
Sasho Klekovski

Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Sasho Klekovski, sot në konferencë për shtyp tha se personat e lënduar nga zjarri në Koçan, mjekohen në 14 vende dhe në mbi 25 spitale.

Ai theksoi se më parë në vend ka pasur rreth 100 djegie në vit dhe këtu përfshihen të gjitha shkaqet e mundshme.

“Djegiet nga zjarret janë kategoria më e rëndë sepse përveç lëkurës ka edhe dëmtime të frymëmarrjes. Në vitin 2024 kemi pasur pesë raste të rënda me djegie të shkallës së lartë.

Kemi tre spitale në vend me përvojë me djegie – Klinika për kirurgji plastike, Spitali i qytetit të vjetër dhe Klinika për sëmundje të fëmijëve”, tha Klekovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat