Dy ish-kryetarët e Koçanit të privuar nga liria për tragjedinë e zjarrit, ndodhen në burgun e Kumanovës

Maqedonia

Dy ish-kryetarët e Koçanit të privuar nga liria për tragjedinë e zjarrit, ndodhen në burgun e Kumanovës

Më: 22 mars 2025 Në ora: 19:52
Ilustrim

Dy ish-kryetarë të Komunës së Koçanit ndodhen në institucionin ndëshkues përmirësues Burgu i Kumanovës, njoftuan sot organet kompetente të burgut.

“Aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan.

Në mesin e tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, bëjnë të ditur nga burgu.

Dje, PPRMV njoftoi se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat