Kostovski: LSDM mbështet protestat e iniciativës qytetare “Kush e ka radhën”

Maqedonia

Kostovski: LSDM mbështet protestat e iniciativës qytetare “Kush e ka radhën”

Më: 26 mars 2025 Në ora: 14:56
Martin Kostovski

LSDM mbështet protestat e lëvizjes qytetare “Kush e ka radhën”, tha sot sekretari i LSDM-së, Martin Kostovski.

“LSDM i dëgjon, i kupton dhe i mbështet kërkesat e lëvizjes qytetare “Kush e ka radhën”. Mendoj se ato janë legjitime, të drejta dhe mes gjithash të nevojshme”, tha Kostovski.

Ai tha se këto nuk janë kërkesa vetë të iniciativës qytetare, por janë kërkesa të të gjithë qytetarëve.

“Këto janë gjeneratë e zëshme e cila shtron një pyetje thelbësore: a do të përgjigjet dikush për këto? Dhe po është koha të jepni përgjegjësi të plotë, jo selektive”, tha Kostovski.

Kostovski thotë se shpreson që qeveria dhe Prokuroria të pranojnë këto kërkesa për të cilat shumë të rinj po marshojnë nëpër rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat