Gjykata Penale në Koçan refuzon ankesat e 14 personave të përfshirë në hetimin për tragjedinë, i lë në paraburgim

Maqedonia

Gjykata Penale në Koçan refuzon ankesat e 14 personave të përfshirë në hetimin për tragjedinë, i lë në paraburgim

Më: 27 mars 2025 Në ora: 06:10
Vendi ku ndodhi tragjedia në Koçan

Gjykata Penale në Koçan ka refuzuar ankesat e 14 personave të përfshirë në hetimin për tragjedinë, duke i lënë në paraburgim.

Ndërkohë gjykata për tre të dyshuar ka pranuar ankesat për ndryshimin e masës nga paraburgim në arrest shtëpiak. Në këtë grup bëjnë pjesë dy ish kryetarë të Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev si dhe ish drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Për Dimitrovskin dhe Ilievin, prokuroria është ankuar kundër ndryshimit të masës në Gjykatën e Apelit, ndërsa për ndryshimin e masës për ish drejtoren e Inspektoratit të Tregut nuk ka ankimim.

Ndërkohë kryetari i Koçanit i cili u dorëhoq pas tragjedisë, Lupço Papazov mbetet në paraburgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat