Digjet një veturë “Volkswagen Golf” në parking para një ndërtese në zonën e Butelit

Maqedonia

Digjet një veturë “Volkswagen Golf” në parking para një ndërtese në zonën e Butelit

Më: 29 mars 2025 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Sot (29.03.2025) rreth orës 03:00 në SPB Shkup, A.I. (50) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga ora 23:00 e datës 28.03.2025 e deri në paraqitjen e tij, automjeti i tij i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i është djegur.

Ngjarja ka në parking para një ndërtese në zonën e Butelit.

Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar.

Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat