Ndryshimet e Ligjit për subvencionimin e shujtave studentore para deputetëve, studentët kërkuan të votohen ndryshimet

Maqedonia

Ndryshimet e Ligjit për subvencionimin e shujtave studentore para deputetëve, studentët kërkuan të votohen ndryshimet

Më: 1 prill 2025 Në ora: 19:30
Ilustrim

Ndryshimet e Ligjit për subvencionimin e shujtave studentore do të gjendet në rendin e ditës në seancën e sotme në Kuvend. Kuvendi studentor universitar (KSU) në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, sot ka kërkuar nga deputetët të votojnë ndryshimet ligjore.

Në ndryshimet e propozuara nga një grup i deputetëve, është planifikuar ndryshimi i kushteve ku planifikohet subvencionimi i shujtave ushqimore.

Përveç studentëve të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike, propozohet që kjo e drejtë të jetë edhe për studentët e regjistruar në ciklin e dytë, në studimet e integruara në universitetet shtetërore e private në Maqedoni. Ky nen i Ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve tani propozohet të lexohet:

“Përfitues të ushqimit të subvencionuar të studentëve janë studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë, gjegjësisht ciklin e dytë të studimeve, si dhe në studimet e integruara në universitetet shtetërore dhe private në Republikë, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që nuk kanë të ardhura mujore më të larta se paga aktuale në Republikën për asnjë bazë neto”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat