Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit

Maqedonia

Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit

Më: 2 prill 2025 Në ora: 12:33
Ljupço Kocevski

Këshilli i prokurorëve publik ka dhënë mendim negativ për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski.

Tre anëtarë votuan pro pranimit të propozimit, ndërsa gjashtë anëtarë votuan kundër.

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, tha se duke qenë se Këshilli vendimet i merr me shumicë votash, shumica ka dhënë mendim negativ.

Për pranimin e propozimit të Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit votuan Keti Petkova, Ardian Demiri dhe Marjana Ilievska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat