Filipçe: Nevojitet dialogu i ri shoqëror dhe politik për të ardhmen e vendit, do të kërkojë takim me Mickoskin

Maqedonia

Filipçe: Nevojitet dialogu i ri shoqëror dhe politik për të ardhmen e vendit, do të kërkojë takim me Mickoskin

Më: 2 prill 2025 Në ora: 13:24
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot përmes një konference për shtyp ka bërë thirrje për vendosjen e një dialogu të ri shoqëror dhe politik.

“Bëjë thirrje për një një formë të dialogut politik dhe shoqëror, që do të mundësojë përcaktimin e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e vendit. Është e nevojshme të ndërtohet një sistem që do të funksionojë në dekadat e ardhshme, pavarësisht se cila parti është në pushtet, me udhëzime të qarta në fushat kyçe të jetës shoqërore”, tha Filipçe.

Ai theksoi se nevojiten reforma thelbësore në drejtësi, dhe miratimin e agjendës refomruese me konsensus të gjerë.

“Ajo që i acaron më së shumti qytetarët është partishmëria dhe politizimi. Duhet t’i lirojmë institucionet nga kthetrat e politikës dhe partive, që të rinjtë të kenë një sistem vërtet të mirë, konkurrues dhe kështu të mund të punësohen dhe të avancohen. Vetëm në këtë mënyrë mund ta ngremë ekspertizën në nivelin e duhur dhe të merituar”, theksoi kryetari i LSDM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat