U detyruan t’i largojnë skelet jashtë stadiumit, “Ballistët” kërcënojnë me protesta udhëheqësinë e Komunës së Tetovës

Maqedonia

U detyruan t’i largojnë skelet jashtë stadiumit, “Ballistët” kërcënojnë me protesta udhëheqësinë e Komunës së Tetovës

Më: 9 prill 2025 Në ora: 13:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Tifo-grupi i Shkëndijës “Ballistët” ka dalë me reagim pasi janë detyruar nga autoritetet shtetërore që t’i largojnë skelet që i kishin montuar jashtë stadiumit, si zgjidhje për ta përkrahur KF Shkëndijën, pas dënimit që mori nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Ballistët” thonë se janë detyruar  nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Inspektorati Komunal i Tetovës që t’i largojnë skeljet që i vendosën jashtë stadiumit. Ata madje udhëheqësinë e komunës e kërcënojnë me protesta.

“Pasi montuam skele jashta stadiumit për të mbështetur Shkëndijën, ministria e punëve të brendshme dhe inspektoriati komunal na detyroi ti largojmë në të kundërtën do të arrestoheshim, dhe për ndërrmarjen që i montoi skelet do të pasonte dënim i madh.

Inspektoriati komunal si duket nuk ka punë tjera më të rëndësishme por merret me Ballistët, urdhëri paska ardhur në instanca edhe më të larta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat