Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Më: 10 prill 2025 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat