Toshkovski: Shkak i aksidentit në rrugën Gostivar-Kërçovë ka qenë shpejtësia e madhe

Maqedonia

Toshkovski: Shkak i aksidentit në rrugën Gostivar-Kërçovë ka qenë shpejtësia e madhe

Më: 19 prill 2025 Në ora: 12:24
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se sipas informacioneve fillestare, shkak i aksidentit të trafikut ka qenë shpejtësia e papërshtatshme në rrugë.

“Në aksidentin e trafikut të mbrëmshëm, fatkeqësisht kanë humbur jetën tre persona.

Sipas informatave fillestare që kam marrë, ka qenë rast i shpejtësisë së tepërt nga ana e njërit prej pjesëmarrësve, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, deklaroi Toshkovski.

Numri i viktimave në trafik në tremujorin e parë të këtij viti, sipas ministrit, është afërsisht i ngjashëm me vitin e kaluar, por siç vlerëson ai, shifrat janë katastrofike në krahasim me standardet evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat