Protesta në Koçan, prindërit e viktimave: Fajtorët janë në liri, rasti nuk po trajtohet siç duhet nga institucionet

Maqedonia

Protesta në Koçan, prindërit e viktimave: Fajtorët janë në liri, rasti nuk po trajtohet siç duhet nga institucionet

Më: 19 prill 2025 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Në Koçan u marshua sërish nga familjarët e viktimave nga zjarri në diskotekën “Pulse”.

Ky është marshimi i tretë protestues i familjeve të viktimave pas marshit të fundit të mbajtur më 12 prill.

Marshuesit u nisën nga parku i qytetit në Koçan dhe vazhduan drejt Komunës.

Prindërit para mediave shprehën revoltën e tyre nga trajtimit të rastit nga institucionet, sipas tyre gjithçka po kalon me neglizhencë sepse fajtorët e vërtetë janë ende në liri.

“Nuk ka asnjë trajtim të duhur për rastin. Njerëz përgjegjës për tragjedinë po enden lirshëm nëpër qytetet pa asnjë problem, ata që u morën në pyetje të gjithë i keni nëpër shtëpi dhe nuk ka asnjë masë ndaj tyre. Për korrupsionin e tyre mbetëm pa fëmijët tanë, kemi heshtur mbase gjatë, por jo më, nuk do të heshtim. E pyesim edhe ministrin Toshkovski se ku i blejnë diplomat? Ka neglizhencë në këtë rast. Në tek spitali modulat fajtor doli përçuesi i rrymës, këtu me siguri fajtorë do të dalin fëmijët tanë pse shkuan në diskotekë”, thanë prindërit.

Nga zjarri në diskotekën Pulse më 16 mars humbën jetën 62 persona, tre prej të cilëve po mjekoheshin jashtë vendit dhe 193 të plagosur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat