Punonjësit e kulturës në protesta: Kultura nuk është shpenzim, është bazë e çdo shoqërie

Maqedonia

Punonjësit e kulturës në protesta: Kultura nuk është shpenzim, është bazë e çdo shoqërie

Më: 21 prill 2025 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Sindikata e punëtorëve të kulturës së Maqedonisë (SPKM) ka paralajmëruar këshill protestues në përbërje të zgjeruar, i cili do të mbahet nesër në ora 12:00 para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Shkak i protestës janë vonesat në pagesën e pagave, udhëzimet e paqarta për përllogaritjen e pagave nga ana e Ministrisë dhe mosrespektimi i kontratave kolektive.

“Kultura nuk është shpenzim – ajo është themeli i çdo shoqërie”, tha SPKM, duke shprehur pakënaqësi për trajtimin e punëtorëve të kulturës dhe duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemeve me pagesën e pagave dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e udhëhequr nga ministri Zoran Lutkov, ende nuk ka dalë me deklaratë zyrtare lidhur me protestën e paralajmëruar. Në faqen zyrtare të Ministrisë janë publikuar informacione për aktivitetet dhe bashkëpunimet e deritanishme, por nuk flitet për protestën apo problemet me pagat e punonjësve të kulturës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat