Kallëzim penal ndaj një të mituri nga Shkupi, dyshohet për kontrabandim me imigrantë

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj një të mituri nga Shkupi, dyshohet për kontrabandim me imigrantë

Më: 21 prill 2025 Në ora: 17:15
Ilustrim

MPB njofton se kanë ngritur kallëzim penal ndaj një të mituri për shkak se dyshohet se ka kontrabanduar imigrantë.

Njoftimi:

“Njësia për krime ndërkufitare, migrim, të huaj dhe ripranim Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër një të mitur nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Më datë 15.04.2025 në afërsi të f. Mërzenci, Gjevgjeli, nëpunës policorë kanë kryer kontroll në veturën Hyundai, të cilën e drejtonte ai, me targa të Shkupit që i takojnë një veture tjetër, me ç’rast janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat