Fillon pagesa e subvencionimit të pemëve për vitin 2024 në vlerë prej 224 milionë denarëve

Maqedonia

Fillon pagesa e subvencionimit të pemëve për vitin 2024 në vlerë prej 224 milionë denarëve

Më: 22 prill 2025 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) kanë njoftuar se sot ka filluat pagesa e subvencionimit të pemëve në vlerë prej 224.748.332,00 denarë për gjithsej 7.826 përfitues.

Kjo pagesë, siç thonë nga ministria, i referohet mbështetjes shtesë direkte për prodhimin e realizuar të pemëve, masa 1.9 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8, për prodhimin e realizuar të pemëve nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

“Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë të mbjella sipërfaqe me këto lloje pemësh: mollë, kumbull, pjeshkë, vishnje, qershi, kajsi, dardhë, mollë japoneze, lajthi, arrë, bajame dhe shegë, ndërsa prodhimi i realizuar është dorëzuar tek blerës të regjistruar, përfshirë edhe kulturat e prodhuara për kapacitetet e veta përpunuese, për nevoja shtëpiake apo të shitura në treg.

Kujdesin ndaj bujkut vazhdojmë ta tregojmë me vepra”, thonë nga Ministria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat